Biznesmeni Edi Lika i pyetur nga oficerët e policisë ka mohuar të ketë lidhje me shumën e eurove të gjetura në një nga kamionët e firmës së tij.
Ai mësohet të jetë shprehur se, nuk ka autorizim për të verifikuar se çfarë ka brenda kamionit, vetëm kryen transportin dhe se nuk ka asnjë informacion mbi shumë e disa milionë euro të gjetura në mjetin Toyota Yaris e cila po transportohej nga Belgjika drejt Tiranës.
Kujtojmë se kartëmonedhat e disa prerjeve euro u gjetën dje pas një kontrolli në një nga kamionët e firmës së Edi Likës, në të cilin ishin imbarkuar disa mjete. Deri më tani burimet theksojnë se janë rreth 5 milionë euro (ende të pakonfirmuara zyrtarisht) dhe 4 të ndaluar për këtë çështje.
Në deklaraten e tij para oficerëve të policisë Lika nuk ka pranuar autorësinë e shumës së parave që janë gjetur në ngarkesën e transportuar prej tij. Duke pohuar se nuk ka autorizim për të verifikuar se cfarë kanë në brendesi mjetet, vetëm kryen transportin.