Kanë dalë detaje të reja lidhur me konfliktin me armë që ndodhi dhje në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku një prej personave që ka mbetur i plagosur, është një emër i njohur për uniformat blu.
Rivelino Mumajesi, i cili ka mbetur dje i plagosur është përfshirë dhe vitin e shkuar në një ngjarje të rëndë, sicc ishte ajo e plagosjes së shtetasit Eduart Duka po në zonën e Kinostudios. Mumajesi ka ndihmuar në largimin nga vendngjarja të dy autorëve të ngjarjes, ndërsa policia ka kryer dhe një kontroll në banesën e tij asokohe.
Sipas gazetares së Fax Neës, Xhensila Kodra sherri ka nisur fillimisht në ambientet e brendshme të një pike llotoje dhe më pas personat e armatosur kanë dalë në rrugë, ku janë kanë zbrazur dhe plumbat në drejtim të njëri-tjetrit.
Personat që janë plagosur janë: Juxhin dhe Rivelino Mumajesi, si dhe Ibraim Dulollari, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
Dyshohet se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, të paktën dhe dy ose tre sipas Policisë, po që nuk jepen shumë detaje pasi ngjarja vijon të jetë ende nën hetim.
Deri në këto momente nuk dihet sesa armë janë përdorur, sot është bërë kqyrja e vendngjarjes, ndërsa dje është vënë në rrethim zona.
Ngjarja ka shkaktuar jo pak panik në zonën përrreth, për shkak se mendohet se janë shkrepur më shumë se 20 plumba, që sipas policisë dyshohet të jenë të armëve të ndryshme.(E.K/FAXWEB.AL)