Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar protesës së aktivistëve pasditen e sotme, për mos prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Basha ka firmosur peticionin, duke dalë në këtë mënyrë kundër ligjit për shembjen e godinës së TK.
Kreu i PD-së shoqërohet nga deputetet Albana Vokshi, Oriola Pampuri dhe kreu i këshilltarëve bashkiak të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku.
Ndërkohë protesta e aktivisteve do të kulmojë ditën e nesërme para Kuvendit, duke mos lejuar miratimin e ligjit për prishjen e tij.
(E.V/Faxweb.al)