Paga prej 30 milionë euro neto në sezon që Cristiano Ronaldo do t’i fusë në xhep në Juventus sapo të nënshkruajë kontratë me kohëzgjatje katër sezone, do ta bëjë atë më të paguar se pesë futbollistët më pagën më të lartë së bashku në këtë klub.
Sipas Financial Sports, argjentinasi Gonzalo Higuain është lojtari më i paguar në Juve, me pagë vjetore prej 7.5 milionë euro.
Fakti tronditës është se Ronaldo, me pagën e tij prej 30 milionë euro neto, do t’i kushtojë Juventusit më shumë se pesë futbollistët më të paguar… së bashku!
Në fakt, sipas të dhënave të burimit të lartpërmendur, Higuain, pa pagë vjetore 7.5 milionë euro; Dbala 7; Douglas Costa 6; Miralem Pjanic 4.5 dhe Sami Khedira 4. Në total 29 milionë euro në sezon për të pestit.