Disa ditë më parë, moderatorja Roza lati, mbylli llogarnë e saj personale në ‘Instagram’. E kontaktuar nga ‘revistawho.com’, Roza ka treguar arsyet e këtij vendimi dhe momentin kur mendon të rikthehet dhe të jetë sërish aktive në botën virtuale.
“E mbylla ‘Instagramin’ sepse momentet më të bukura unë i kaloj pa telefon në dorë. Desha një OFF nga bota virtuale dhe thjeshtë të shijoja momentin. Ndërkohë, më thanë se duke qenë se unë kam mbyllur ‘Instagramin’, kanë hapur profile në emrin tim pafund, profile të tjera që hiqen si unë. Më duket është koha të rikthehem, to shoë ëho rules this shit hahaha’- ka thënë prezantuesja.
E pyetur se çfarë ka bërë Roza këto ditë që ka qenë e shkëputur nga rrjetet sociale, ajo ka preferuar t’i lërë ndjekësit e saj në pritje. ‘Do ta shihni së shpejti’– u shpreh ajo. /Revistawho.com/