Polcia e Pogradecit ka arrestar në flagrancë shtetasin Gentjan Kameri, 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dënuar edhe më parë për “Moskallëzim Krimi”.
Mësohet se 35-vjeçari ka tentuar të korruptoi me 150 Euro Oficerët e Krimit Ekonomik-Financiar me qëllim mosprocedimin e tij, pasi u kap duke transportuar mallra pa dokumentacion.
Shtetasi është kapur në qytetin e Pogradecit, me mjetin tip “Fiat Punto” me targa AA 398 LE, brenda të cilit iu gjetën mallra (pjesë këmbimi mjetesh) për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
Nga ana tjetër mësohet se materialet i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale parashikuar nga nenet 244 e 180 të Kodit Penal.
(E.V/Faxweb.al)