Qëkurse një ekip futbolli të rinjsh nisi të nxirrej gradualisht nga një labirint shpellash të përmbytura në veri të Tajlandës, producentët e Hollivudit e hodhën andej vështrimin.
Ekipet filmike amerikane kanë udhëtuar drejt vendit ku po zhvillohej operacioni për nxjerrjen e fëmijëve dhe trajnerit të tyre në Chiang Rai për të një filluar punën për të film që të tregonte historinë e ekipit “Derrat e Egër”, njofton portali australian News.com.au.
Ndërsa zhytësit rrezikonin jetën e tyre për të nxjerrë fëmijët njerin pas tjetrit, producentët e Hollivudit kanë nisur projektin filmik të kësaj drame të djemve. Ortaku i kompanisë filmike Pure Flix, Michael Sctt tha për agjencinë AAP se ai e shihte sagën e shpellës së përmbytur si një film të madh të Hollivudit i pari në listën e yjeve.
Scot dhe ortaku i tij Adam Smith janë parë duke bërë intervista rreth vendit të shpëtimit, ku një personel shpëtimi tajlandez prej më shumë se njëmijë personash i janë bashkuar nëj dyzine speciliastësh ndërkombëtarë për operacionin e shpëtimit.
Ata shpresonin të intervistonin zhytësit e marinës tajlandeze dhe homologët e tyre ndërkombëtarë po aq sa edhe anëtarët e ekipit dhe familjet e tyre.
Pasi të sigurohen të drejtat eskluzive për historinë, kompania shpreson se do të punojë me një skenarist për ta risjellë këtë histori në sytë e publikut.