Nuk është hera e parë që gazetari dhe tekstshkruesi i njohur Olti Curri ironizion personazhe të njohura të showbizit shqiptar.
Ai njihet nga të gjithë për natyrën e tij moskokëçarëse dhe pa komplekse, kështu që nuk është aspak habi që emra të njohur të skenës dhe ekranit, të bien në rrjetën e tij.
E radhës është këngëtarja Rovena Stefa, e cila ndonëse nuk ka bërë asnjë reagim për momentin, nuk besojmë se do e lërë me kaq. Ajo ka publikuar një foto në Instagramin e saj ku shfaqet me një veshje provokuese dhe taka në plazh, shoqëruar me pyetjen : ‘’Çfarë dua unë’’?.
Kaq ka mjaftuar që Olti të publikojë, në Instagramin e tij fotografinë e Rovenës, duke i këshilluar që të marrë një palë shapka herën tjetër kur të shkojë në plazh, pasi me siguri do i jenë bërë këmbët me gjak nga sandalet me taka.
Sakaq nuk është hera e parë që këngëtarja shfaqet me këpucë dhe sandale të larta në palestër dhe plazh. Nuk e dimë nëse veshja është pjesë e ndonjë performance apo videoklipi, dhe urojmë të jetë vërtetë kështu, pasi në jetën e përditshme nuk na duket aspak komode dhe normale./living