Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundi në Gjirokastër, ku një i ri është gjetur i mbytur në liqen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjatë të njësisië administrative të lunxhërisë.
Trupi i të riut ndodhet në morgun e spitalit të Gjirokastrës. Paraprakisht mësohet se i riu kishte shkuar për të peshkuar në liqen.
Mësohet se i riu që është gjetur i mbytur është identifikuar si Resni Halili, 18-vjeçar.
Bëhet e ditur se 18-vjeçari kishte shkuar një ditë më parë për të peshkuar në këtë zonë, por nuk është kthyer më në shtëpi, çka ka angazhuar familjarët që të vihen në kërkim.
(E.K/FAXWEB.AL)