Punonjëst e Google janë duke kërkuar përgjigje mbi planet e fshehta të kompanisë për të ndërtuar një motor kërkimi që do të përputhet me censurën në Kinë.
Më shumë se 1,000 punonjës kanë nënshkruar një letër duke kërkuar më shumë transparencë mbi projektin në mënyrë që ata të mos e fshehin lirinë e fjalës.
Në një version të letrës të marrë nga Neë York Times, të punësuarit thonë se ata nuk kanë informacionin e kërkuar për të marrë vendimet e tyre.
Kërkesat e censurës së Kinës “ngrenë çështje urgjente morale dhe etike”.
Letra, e cila ka qarkulluar përmes komunikimit të brendshëm të Google, ka marrë më shumë se 1.400 nënshkrime, sipas Times.
Shqetësimet rreth qëllimit të Google për të rihyrë në Kinë, tregu më i madh në botë i internetit, u shfaqën muajin e kaluar me njoftimet se gjiganti i Parkut Menlo kishte rënë dakord të krijojë produkte që do të rrinë brenda kufijve të Fireëall-ut të Madh. Sipas njoftimeve, platforma do të bllokonte disa vende dhe do të ndalonte, ose do të kishte kërkim të kufizuar për tema siç janë ato që lidhen me fenë dhe të drejtat e njeriut.
Të drejtat e njeriut dhe grupet e lirisë së shtypit kanë kritikuar bashkëpunimin e mundshëm të Google me Pekinin, i cili ka kufizuar ose ndaluar shumë kompani amerikane të teknologjisë, duke përfshirë Facebook dhe Instagram.
Google, i cili nuk i ka adresuar publikisht planet e saj në Kinë, i quajtur Dragonfly, nuk pranoi të komentojë.
Pengesa e punonjësve kundër projektit ndjek një peticion të ngjashëm në prill, duke protestuar ndaj projektit Maven, një kontratë me Pentagonin për të përdorur inteligjencën artificiale për të përmirësuar armatimin. Google vendosi në qershor të mos rinovojë kontratën. (B.H/Faxweb)