Pas akuzave dhe thumbimeve nga ana e LRI-së dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, për plehra të lëna pas në Jalë nga ana e të rinjve të FRESSH, ka reaguar edhe kryetari i kësaj të fundit.
Përmes një postimi në facebook, Eljo shkruan se FRESH sulmohet për faktin që ka besimin e çdo komuniteti dhe ata kanë kontribuar jo vetëm në Jalë por në çdo bashki të vendit, për të një Shqipëri më të pastër.
Madje ai ka postuar edhe fotot e pastrimit të Jalës gjatë natës nga ana e anëtarëve të këtij forumi.
Postimi i plotë
Keqardhje për të gjithë ato portale të cilët sot kanë bërë trillimin e rradhës ndaj FRESSH duke i sherbyer një force politike më shumë sesa përcjelljes të vertetës.
Rritja e angazhimit të të rinjve në FRESSH dhe besimi që FRESSH ka nga çdo komunitet e grupmoshë është kthyer në një shqetësim për opozitën, aq sa i duhet të fillojnë aktivitetet e tyre duke sulmuar drejtpërdrejt apo tërthorazi
FRESSH.
Ne si FRESSH kemi zhvilluar jo vetëm në Jal, por në çdo bashki të vendit dhjetra aksione pastrimi dhe ndërgjegjësimi të qytetarëve pasi është bindja jonë që vetëm nëpërmjet shembullit mund të tërheqim edhe më shumë të rinj e të reja në sfidën tonë për një Shqipëri të pastër.
Përshëndes çdo aksion pastrimi i ardhur nga çdo qytetar apo aktivist i cilësdo parti politike dhe i inkurajoj ti shtojnë ato por është hipokrizi kur ajo shoqërohet me ndotje e papastërti politike.
ps : bashkëngjitur keni disa foto kur Jala pastrohej edhe natën, pa i bërë mediatike por vetëm për kujdesin dhe qytetarinë që kanë aktivistët tanë, pa bërë pis të tjerët si dhe aksione të ndryshme në Shqipëri.
(J.D/Faxweb.al)