Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se çdo lëvizje për rrëzimin e tij nga nga ‘Shtëpia e Bardhë’ do dëmtonte ekonominë e vendit.
Presidenti amerikan duke iu përgjigjur spekulimeve se mund të inkriminohet ka thënë se nëse bie ai nga posti të gjithë do të varfëroheshin.
“Jua them unë çfarë. Nëse do të rrëzohesha unë, tregu do të binte e të gjithë do të varfëroheshin. Unë nuk e kuptoj sesi mund të rrëzosh dikë që ka bërë një punë të shkëlqyer”, tha Trump.
Komentet e shefit të Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë dhënë vijnë një ditë pasi avokati i tij, Michael Cohen u deklarua fajtor për shkeljen e ligjeve elektorale pasi kishte paguar dy gra, por ai tha se kishte qenë Trump që e kishte udhëzuar të bënte një gjë të tillë.
Presidenti ka akuzuar ish-përfaqësuesin e tij ligjor se ka sajuar histori për të përfituar një dënim më të lehtë. “Dhe meqë ra fjala, ai pranoi fajin për dy akuza të cilat në thelb nuk janë krim. Veprim ky që nuk e kupton njeri”, tha Trump.
“I don’t know how you can impeach somebody who’s done a great job. I tell you what, if I ever got impeached, I think the market would crash.” –President @realDonaldTrump pic.twitter.com/b22iGKE7iu
— FOX & friends (@foxandfriends) August 23, 2018