Një familje shqiptare është aksidentuar rëndë në Kanada.
Fatos Metko, 45 vjeç, dhe djali i tij Fioralbi 14 vjeç, vdiqën kur automjeti i tyre goditi një dre dhe më pas pasi humbi kontrollin duke u përplas me një automjet që po vinte. Gruaja e Metkos, Maralba dhe vajza Brianna u dërguan në spital me lëndime të rënda.
Fatosi ka punuar si kuzhinier në Broken Plate Kitchen dhe Bar në Willoë Park për më shumë se nëntë vjet. Sipas punëdhënësit Ervin Bushi i cili ka punuar me të për tetë vjet, tha se Fatos ishte punëtor shumë i mirë.
” Ai ishte një shembull i mirë për të gjithë punonjësit tanë. Është e trishtë ta shohësh atë të shkojë ashtu”, tha Bushi.
Sipas tij, familja shqiptare po udhëtonte drejt Ontarios për një vizitë familjare por mesa duket takimi nuk u realizua.
Shoqata Shqiptare e Calgary-t po planifikon një përkujtim dhe mbledhje fondesh për familjen,- tha Bushi.
(J.D/Faxweb.al)