Pas lajmit se Prokuroria ka nisur shkresat për verifikimin e pasurive dhe tenderave të Edmond Begos, ka reaguar edhe ish ministri Ylli Manjani. Përmes një postimi në facebook ai zbulon edhe arsyet pse do të dështojë jo vetëm çështja ndaj tij, por të gjitha çështjet.
Manjani e cilëson qokë nismën e Prokurorisë duke e ironizuar me shprehjen “m’ka çu nana me la gojën”
“Duke dërguar shkresa si dhe duke njoftuar publikisht se “po hetojmë”, prokuroria i jep kohë keqbërësit të “reagojë”!!!
Ky nuk është hetim, por zbatim korrekt i shprehjes “m’ka çu nana me la gojën”… Ndaj dhe dështojnë çështjet penale! Ndërkohë qeveria nuk harron të fajsojë gjykatën, ndërkohë që medemekt Prokuroria e saj bën qokën…”, shkruan ai.
Postimi i plotë
Fillim i mbrapshtë.
Prokuroria njofton publikun, si në gjysëm ilegalitet, se ka dërguar shkresa disa institucioneve publike.
Me këto shkresa kërkon informacion për disa tendera që ka fituar dikush, që ligjërisht nuk mund ti fitonte.
Puna është se nuk e kuptoj fare se çfarë janë këto “shkresa”?!!
Prokuroria çel hetime dhe shfaqet në derën e çdo instirucioni dhe sekuestron dokumenta zyrtare që i duhen. Këto dokumenta merren aty për aty në befasi e konfidenë të plotë.
Duke dërguar shkresa si dhe duke njoftuar publikisht se “po hetojmë”, prokuroria i jep kohë keqbërësit të “reagojë”!!!
Ky nuk është hetim, por zbatim korrekt i shprehjes “m’ka çu nana me la gojën”…
Ndaj dhe dështojnë çështjet penale!