Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Elbasani ka folur sërish rreth situtës së rëndë në vend për shkak të kriminalitetit. Sipas Bashës Shqipëria po destabilizohet nga krimi, sepse bashkëqeverisja e Ramës me krimin ka shkuar deria aty sa peshorja anon nga krimi dhe Rama është thjesht një kryeministër kukull.
Ai hodhi akuza dhe ndaj kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini por edhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla si të lidhur me bandat e këtij qyteti.
“Shkalla e bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin ka shkuar aq larg, kjo peshore është vendosur nga ana e krimit dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria po destabilizohet. Dhe në pak se 24 orë nga ky krim kanë humbur jetën dy persona, në një qytet të vogël të Shqipërisë. Shqipëria po destabilizohet nga krimi se i është dorëzuar krimit”, tha Basha.
Por sipas kreut demokrat Elbasani ka dhe një specifikë tjetër pasi aty u zbulua fabrika e drogës ”Xibraka”, ku sipas Bashës ishte i përfshirë drejtpërdrejt vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.
“Elbasani ka dhe një simbolikë tjetër, është dhe gjeneza e bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, “Xibraka” fabrika e kokainës e çmontuar nga një operacion i fuqishëm ndërkombëtar është çengeli i krimit ku ishte i përfshirë Olsi Rama”, tha ndër të tjera Basha. (B.H/Faxweb)