Një incident diplomatik ka ndodhur gjatë vizitës së kryeministrit austriak Sebastian Kurz në Maqedoni. Kurz u prit me flamurin e e Letonisë në ceremoninë zyrtare para Qeverisë, ku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev bëri parakalimin para gardës.
Të parët që e kanë vënë re gabimin në flamur kanë qenë gazetarët austriakë të cilët janë duke e ndjekur vizitën e Kurzit. Lajmi pastaj i është përcjellë protokollit qeveritar, por që andej s’ka patur asnjë reagim.
Flamujt e të dy vendeve janë të ngjashëm, të kuq me një shirit të bardhë në mes, me atë që në flamurin austriak të tre shiritat janë të barabartë, ndërsa në atë letonez shiriti i bardhë është më i ngushtë.
(J.D/Faxweb.al)