Disa muaj më parë në media u publikua rasti i një vajze 11-vjeçare, familjarët e të cilës pretendojnë se ajo është dhunuar nga mësuesi i matematikës, Myzo Dida 63 vjeç.
Edhe pse u arrestua fillimisht nga ana e policisë, mësuesi është lënë i lirë me një vendim që nga ana e familjarëve është quajtur absurd.
Ndërkohë në një lidhje telefonike me Fax News, gjyshja e 11-vjeçares tregon se mbesa e saj është e tronditur, dhe nuk do të kthehet më në shkollë. Ajo thotë se në rast se shteti nuk vepron, ajo është e detyruar që të bëjë vetëgjyqësi.
“Mbesa është e traumatizuar, i kujtohn ende ato kohëra. Mbesën e ka kërcënuar mësuesi me thikë, mbesa thotë që nuk do të shkojë më në shkollë. Mësuesin na thonë që e kanë përjashtuar. Mbesa na ankohej shpesh, ishte e shqetësuar, psikologia na tha që ta mbajmë afër vajzën.
Me mësuesin kishim njohje midis familjeve, jetojmë në të njëjtën zonë. Vajza rri si e hutuar, nëse i kujton për të ngërë ha, nëse nuk ia kujtojmë jo. Nëse shteti nuk vepron, unë do ta marrë vetë në dorë situatën, pasi jam 70-vjeç dhe nuk kam asgjë për të humbur”, është shprehur Fatime Muçodemaj.
(E.K/FAXWEB.AL)