Mbyllen ndeshjet e oën 18:55 të Europa League, në total u zhvilluan 12 ndeshje ku prodhuan 35 gola. Rezultatin më të thellë në këto ndeshje e arritën Sevilla 5-1 ndaj St. Liege dhe Besiktas 3-1 ndaj Sarpsborg. Ndërkohë me pikë të plota ka dalë Chelsea nga fusha e PAOK, edhe Lazio fitoi ndaj Apollon, ndërsa Marseille u mund në shtëpi nga gjermanët e Frankfurt.
“Blutë e Londrës” arritën të fitojnë minimalisht falë golit të Willian që në minutën e 7’-të. Pavarësisht rezultatit Chelsea prodhoi lojë me intesitet të lartë por nuk arritën të konkretizojnë me gola. Fitore mori edhe Lazio në “Olimpico” me golat e Luis Alberto dhe Immobile,ndërsa miqtë ngushtuan rezultatin në fund me golin e Zelaya.
Dramë rezultoi ndeshja e parë e Europa League për Marseille. Francezët u mundën në shtëpi me përmbysje nga Eintracht i Frankfurtit, të cilët arritën të dalin me tre pikë nga “Velodrom” edhe pse luajtën me 10 lojtarë për më shumë se 30 minuta.
Ndërkohë Rangers ka bërë paraqitje të mirë në “El Madrigal” kundër Villareal duke marrë një barazim 2-2, me shumë vlerë për skocezët, me në krye Steve Gerard. Për këtë ndeshje Eros Grezda ishte në stol por nuk u aktivizua për asnjë minutë.
AOK 0-1 Chelsea
7’-Willian
Marseille 1- 2 Eintracht Frankfurt
3’-Ocampus | 52’-Torro, 89′-Jovic
Lazio 2-1 Apollon Limassol
14’-Alberto, 84′-Immobile | 88′-Zelaya
Villareal 2-2 Rangers
1’- Bacca, 69’-Moreno | 67’-Arfield, 76’-Lafferty
Rezultatet e ndeshjeve të tjera të orës 18:55.
Besiktas 3-1 Sarpsborg 08
51′-Babel, 69′-Roco, 82′-Lens | 90+4′-Zachariassen
Dynamo Kiev 2-2 Astana
11′-Tsyganov, 45+2′-Garmash | 21′-Anicic, 90+5-Murtazayev
Genk 2-0 Malmo
37′-Trossard, 71- Samata
Mol Vidi 0-2 Bate Borisov
27′-Tuominen, 85′-Filipenko
Rapid Vienna 2-0 Spartak Moscow
50′-Timofeev (autogol), 68′-Murg
Rennes 2-1 Jablonec
31′-Sarr, 90+1- Ben Arfa | 54′-Travnik
Sevilla 5-1 Standard Liege
8′ dhe 74′-Banega, 41′-Vazquez, 49′ dhe 70′ Ben Yedder
Akhisar Genclik Spor 0-1 Krasnodar
26′-Claesson