Presidenti Filipineve Rodrigo Duterte tha të enjten se ai mund të ketë kancer duke shtuar “unë nuk e di ku jam tani fizikisht”. Aitha se pret edhe rezultatin e testeve të fundit mjekësore.
Duterte tha në një fjalim në Manila se ai iu nënshtrua dy testeve, një endoskopi dhe kolonoskopi rreth tre javë më parë, por mjeku i tij e këshilloi pr t’i përsëritur testet.
dy teste tre javë më parë, një endoskopi dhe një kolonoskopi dhe se ishte në pritje të verifikimeve shkencore. “Unë nuk e di në cilin stad të sëmundjes jam dhe duhet të pres për këtë. Nëse është kancer është kancer dhe unë nuk do ta zgjas agoninë time në këtë zyrë apo kudo”, tha Duterte.
Duterte dhe ndihmësit e tij, megjithatë, në mënyrë të përsëritur thanë se ai ishte në përgjithësi i aftë edhe pse ai ishte lodhur nga politika pasi shërbeu për rreth 40 vjet në postet e ndryshme qeveritare.
Zëdhënësi presidencial Harry Roque u tha gazetarëve të hënën se Duterte është mirë, por do të informojë publikun nëse ai ka një sëmundje të rëndë, siç kërkohet nga kushtetuta. (B.H/Faxweb)