Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar sërish lidhur me deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha, se krimi ka kapur vendin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri Xhafaj shprehet:
Basha, dje: “Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrollojnë fizikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin”. Kjo ishte GËNJESHTRA e radhës!”
Sipas tij kjo ishte një deklaratë pa sens logjike.
“Deklaratë pa sens e minimum logjike. Ky takëm politikanësh fatkeqësisht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate! Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. E VËRTETA në shifra! Imazhe sa 1000 fjalë!”, – shkruan Xhafaj, ndëra publikon disa tabela lidhur me nivelin e krimit kur Luzim Basha ishte Ministër i Brendshëm dhe tani që ky institucion drejtohet nga Xhafaj.
(B.B/ Faxweb.al)