Katër vjet pas mbylljes, godina e filialit të Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit është braktisur dhe po shkon drejt rrënimit të plotë.
Për 7 vjet aty studiuan qindra të rinj dhe te reja nga verilindja duke i dhënë qytetit gjallëri, ndërsa nga ana tjetër ulnin shpenzimet për familjet e tyre. Por sot në vend të studentëve aty ka vetëm ferra, shkurre e mbeturina, pasi thirrjet për ta rihapur nuk janë pranuar.
Ferrat dhe mbeturinat kanë mbuluar godinën ku deri katër vjet më parë hynin e dilnin studentë.
Në 7 vjet në Filialin e Universitetit të Tiranës, studiuan qindra studente nga zonat verilindore në Infermieri, Gjuhë të Huaj dhe Administrim-Biznes.
Por tashmë godina që i jepte gjallëri universitare Kukësit është lënë në harresë.
Ajo që të bie edhe më shumë në sy është mbishkrimi në derën e Universitetit tashmë të lënë në harresë: Shesim alumina.
https://www.youtube.com/watch?v=_mgk7bTE9sA&feature=youtu.be
(E.K/FAXWEB.AL)