Sekuestrohen 39 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në Kostur, ku policia greke tentoi të ndalonte një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Mjeti shtoi shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit dhe gjatë lëvizjes pasagjerët hodhën nga dritarja pako që me pas rezultuan të mbushura me drogë.
Policia ndoqi dhe ndaloi mjetin duke kapur edhe të dyshuarit të cilët bënë rezistencë. Në pako u gjetën dhe sekuestruan 39 kg marijuanë, ndërsa në pranga ranë dy grekë 23 dhe 24-vjeç dhe një shqiptar 23-vjeç. Gjithastu u sekuestruan 3 telefona, 4 karta SIM dhe 1 karte krediti.