Hetimi Tatimor i Anglisë ka bërë të ditur se është duke hetuar për 44 klube dhe 171 lojtarë të përfshirë në nivelet e ndryshme të futbollit në Angli. Sipas medieve vendase thuhet se shkak për këtë janë dyshimet e ngitura se ata i janë shmangur pagimit të taksave.
Mësohet se deri më tani autoritetet në Britani të Madhe kanë bllokuar rreth 374 milionë euro nga mospagimi i taksave nga personat e përfshirë në industrinë e futbollit që prej sezonit 2015/2016.
Hetimi ka përfshirë poashtu edhe 31 agjentë, ndërkohë duhet thënë se ky numër ka pësuar rritje të madhe në krahasim me shtatorin e kaluar, kur nën hetim ishin 90 futbollistë, 38 klube dhe 13 agjentë.
“Ne jemi duke i analizuar me kujdes marrëveshjet individuale mes klubeve të futbollit dhe lojtarëve të tyre për t’u siguruar se ata po i përmbahen rregullave në Britani të Madhe”, ka thënë zëdhënësi për media i Doganës, ndërsa shton se “për momentin, jemi duke hetuar rastet e 171 futbollistëve, 44 klubeve të futbollit dhe 31 agjentëve për disa probleme të ndryshme, përfshirë këtu edhe abuzimin e të drejtave të imazhit”.
Dyshimet e Hetimit Tatimor të Anglisë dyshon se klubet dhe futbollistët kanë shfrytëzuar të drejtat e imazhit për të mos i paguar taksat që nga viti 2000.
(B.B/ Faxweb.al)