Banorët e “Astirit” kanë dalë sërish në protestë kundër prishjes së shtëpive të tyre në kuadër të ndërtimit të “Unazës së Re”.
Ndërkohë për shkak të protestës është krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve. Konkretisht në rrugën e Kavajës dhe tek zona 21 Dhjetorit. Po ashtu kaos në trafik është krijuar nga mbikalimi i Unazës së Re deri tek sheshi “Shqiponja” tek Dogana.
Banorët prej dy orësh kanë kanë bllokuar rrugën dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë prishjen e shtëpive të tyre pa i shpronësuar ashtu siç u takon apo pa u gjetur banesa të reja.
Ata nuk pranojnë propozimin e Bashkisë Tiranë që të gjejnë banesa me qera e cila do të paguhet nga bashkia, pasi nuk është një zgjidhje afatgjatë.
(M.Q/Faxweb)