Maturantët po shfaqin gjithmonë e më pak interes për të përzgjedhur lëndën e ekonomisë si lëndë më zgjedhje në provimin e maturës.
Këtë gjë e tregojnë shifrat e publikuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore ku në nivel kombëtar vihet re numri në rënie i gjimnazistëve të cilët zgjedhin degët e ekonomisë, e ndarë në atë bërthamë dhe të thelluar si në institucionet shtetërore po ashtu edhe në ato private.
Referuar të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të QSHA në vitin 2015 numri total i maturantëve që kanë përzgjedhur degën e ekonomisë është 3871, nga të cilët 2384 në ekonominë bërthamë dhe 1487 në atë të thelluar, ndërsa 3034 maturantë e kanë përzgjedhur këtë degë në institucionet shtetërore dhe pjesa tjetër në privat, kjo shifër është në rënie me rreth 1100 maturantë në vitin 2016 ku rezulton të kenë zgjedhur këtë degë në total 2777 maturantë nga të cilët 2213 në gjimnazet shtetërore.
Ndërsa në vitin 2017 degën e ekonomisë e zgjodhën 2924 maturantë, 2229 ekonominë bërthamë dhe 695 të thelluar ndërsa sërish gjimnazet shtetërore rezultojnë me shifrën më të lartë të maturantëve që përzgjedhin këtë degë në provimet e maturës me 2456 maturantë ne shtet dhe 468 në privat.