Prej ditësh, Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet për kryetarë në Degët e saj, ndërsa mësohet se ka përfunduar edhe procesi zgjedhor në Berat.
Demokratët e qytetit të “Një mbi një” dritareve do të kenë kryetar edhe për një mandat Gazmend Azizin.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se Gazmend Azizi fitoi garën brenda kampit ndaj Shkëlqim Hysit. Azizi mori 172 vota kurse rivali i tij Shkëlqim Hysi, vetëm 108 vota.
Zgjedhjet në PArtinë Demokratike, vijnë si një parapërgatitje për zgjedhjet lokale të cilat janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për tu mbajtur me datë 30 qershor.
(B.B/ Faxweb.al)