Profesorja e Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, e njohur me antishqiptarizimin e saj, është tallur me tragjedinë që ndodhi dje në autostradën Shkup-Tetovë, ku një autobus i agjencisë turistike “Durmo Turs” u rrokullis ndërsa të vdekur përfunduan 14 udhëtarë dhe disa të tjerë u lënduan rëndë, në mesin e të cilëve edhe një shtatëzëne.
Në profilin e saj në Facebook, Vankovska shkruan: “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”, duke aluduar kështu në luftën e vitit 2001, kur në këtë pjesë ndodhi vrasja e disa ushtarëve të ARM-së nga pjesëtarët e UÇK-së.
Pas këtëij komenti ka pasur dhe reagime të ashpra përkundrejt saj. Ministri i Arsimit dhe Shëkncës në Maqedoni Arbër Ademi në një koment të tijin shkruan se është i shokuar nga komenti sipas tij i një pseudo perfaqësuese e komunitetit akademik.
“Denoj çdo deklaratë që mbjell urrejtje dhe nxitje e cila në këto momente të vështira tragjedie nuk sjell asgjë tjetër përveçse përçarje të reja!”- shkruan ndër të tjera.
Postimi i plotë
Si njeri, si prind, si profesor, si ministër jam i shokuar nga një pseudo perfaqësuese e komunitetit akademik që në thelb duhet të jetë bashkësia më e ngritur dhe kohezive e një shoqërie, posaçërisht atyre multietnike siç është shoqëria jonë.
Denoj çdo deklaratë që mbjell urrejtje dhe nxitje e cila në këto momente të vështira tragjedie nuk sjell asgjë tjetër përveçse përçarje të reja!
Përgjegjësia duhet të pasoj pa asnjë vonesë dhe pres nga universiteti dhe bota akdemike që të reagojnë.
Ngushëllime viktimave, shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë, sonte ndajm dhimbjen me familjarët e tyre.