Ish kryeministri i Shqipërisë dhe lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka firmosur dorëheqjen nga mandate për deputet.
Me vullnetin e tij, pas gati 28 vitesh, lideri i PD-së Sali Berisha nuk është më deputet i Kuvendit të Rpeublikës së Shqipërisë.
Ndërkaq pak më herët dhe kreu i PD-së Lulzim Basha ka firmosur djegien e mandatit të tij të deputetit.
Me dorëheqjen nga mandati i deputetit, kreu i PD-së Lulzim Basha ftoi qytetarët në protestë nesër në orën 10:00, para Parlamentit.

Kujtojmë se nga rradhët e PD-së dy deputetët Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandate për deputetë.
Pjesë e atyre që hodhën firmat janë edhe ata që kanë qenë në listën e kësaj force politike në garën e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.
Ky aksion politik vjen pasi Këshilli kombëtarë i Partisë Demokratike vendosi unanimisht pro këtij propozimi të bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe i votuar me votë unanime nga grupi parlamentarë.
Në deklaratën e dorëheqjes shkruhet edhe motivacioni i saj i cili është “gjendja e emergjencës kombëtare” si dhe “kapja e qeverisë për afera korruptive”
Mësohet se këto deklarata do ti dërgohen Kuvendit ku do të finalizohet edhe i gjithë procesi, ku më pas çështja do ti kalojë Komisionit Qëndror të zgjedhjeve.
Po ashtu dhe deputetët e LSI-së kanë fimosur dorëheqjen nga mandati si deputetë, veç Lefter Kokës i cili ka dalë kundër vendimit të partisë.(Lexo këtu)
(M.Q/Faxweb.al)