Këngëtarja Besa Kokdhima ka postuar një foto në llogarinë e saj Instagram ku tregon se ndodhet në spital për shkak të gripit.
“E kalova natën në spital për shkak të një komplikacioni të gripit. Tani e di pse duan infermierë shqiptarë në Europë! Nuk mund të merrnin gjak pa ma masakruar krahun”, shkroi Besa bashkangjitur me një emoji që tregon se është sëmurë.
Këngëtarja prej kohësh nuk publikon detaje për jetën e saj private, ndërsa ka treguar se në 15 mars do të publikojë këngën “La la la”.