14:04 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A ka prova të reja Prokuroria për Tahirin? Çollaku: Nuk kanë dalë as gjysma në media (Video)

10:14 | 08/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
A ka prova të reja Prokuroria për Tahirin? Çollaku: Nuk kanë dalë as gjysma në media (Video)

Gazetari Basir Çollaku ka qenë sot i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, ku ka folur lidhur me disa nga dosjet më të përfolura të ditëve të fundit, që lidhen me Saimir Tahirin dhe me shitblerjen e votave.

I pyetur nga gazetarja Armela Ferko nëse prokuroria ka prova shtesë për Tahirin, Çollaku tha se ajo që është bërë publike derimë tani në media nuk është as gjysma e provave.

Gazetari u shpreh më tej se kryeministri Rama është i gatshëm që të lëshojë këdo nga bashkëpunëtorët e tij, por i druhet vetëm faktit se ata mund të nxjerrin të dhëna për të.

“Akuzat që rëndojnë mbi Saimir Tahirin nuk janë më të lehta se ato që rëndojnë mbi Klement Balilin, ky është rasti i vetëm ku një person i akuzuar për grup të strukturuar criminal e sheh seancën nga shtëpia. Dhe këtu nis ndikimi politik mbi çështjen. Mund të ketë dokumente nga ana e prokurorisë që nuk i bëhen me dije as avokatit mbrojtës, për shkak se janë shumë sensitive, ndryshe nga çfarë thotë avokati i Saimir Tahirit.

Ajo çfarë ka dalë deri tani ne media është një përqindje e konsiderueshme, po nuk është as gjysma. Akuza është ngritur për një vepër që është konsumuar në Shqipëri, nuk hetohet zoti Tahiri për trafik droge në Itali, por akuza thotë që ka mbështetur grupin kriminal duke i mundësuar infrastrukturën. Edhe mohimi që Tahiri ka bërë për njohjen e afërt me kushërinjtë e tij nuk qëndron se ka dokumente që flasin për udhëtimet e tyre së bashku jashtë vendit.

Pafajësia e Tahirit mund të jetë vetëm një urdhër i Ramës për të shpëtuar veten e tij. Urojmë që në rastin e të kërkuarit Jaeld Çela të mos shkojë sërish drejtori i policisë Ardi Veliu, që ka nisur të punojë si taksist për trafikantët. Gjithë këto oficerë policie nuk e kanë bërë në kokën e tyre bashkëpunimin me këtë grup kriminal.

Edi Rama është i gatshëm që të lëshojë këdo, vetëm nëse merr garancinë që vetë nuk do të preken dhe ministrant që largohen të mos flasin. Bandat urdhërojnë, bandat vendosin. Dosja 184 është dosja për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, ku implikohet emri i Damian Gjiknurit, dhe ministra të tjerë. Është një histori implikimi mes politikës dhe krimit”, u shpreh Çollaku në Fax News.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: basir collakucollaku
Pas

“Babalja”/ Flet nga gjykata si i pandehur Salianji: Më akuzojnë për agjitacion në bashkëpunim

Para

”Sali Berisha dhe Lulzim Basha lidhini qentë”, vëllai i Azem Hajdarit reagim të fortë: Keni nisur luftë të flliqme!

Para
Ish-zyrtari letër Rudina Hajdarit: Mos u nda nga ata, që vazhdojnë të frymëzohen nga vepra e Azemit

''Sali Berisha dhe Lulzim Basha lidhini qentë", vëllai i Azem Hajdarit reagim të fortë: Keni nisur luftë të flliqme!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vota preferenciale, ja renditja e 45 kandidatëve të listave të hapura që marrin mandatin

Mbytet varka në brigjet e Francës, humb jetën një person

Shkodër/Vijon operacioni “Koordinata”, asgjësohen mbi 1700 bimë narkotike në territorin e qarkut

Mbretëria e Bashkuar dhe BE bëjnë një hap para, arrihet marrëveshja për mbrojtjen, ndizet shpresa për një ribashkim pas “Brexit”

Numërimi, dueli mes kandidatëve/ Celibashi: Rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme nga diaspora

Elbasan/Policia Rrugore ndëshkon dy drejtues automjetesh për shkelje të rënda të qarkullimit

Mbahet në GJKKO seanca për “Partizanin”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjokës, gjykata rrëzon kërkesën

BE-Britani marrëveshje për sigurinë, energjinë dhe ekonominë

Kampionati Europian U17 në Shqipëri, Duka mesazh përpara startit të kompeticionit: Le të kthehet në një festë të vërtetë

Lajm i fundit/ Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.