Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me 373 ekselentë fitues të Platformës “Punë të Mbarë”, që tashmë janë pjesë e administratës publike. Mirëpo në takimin e Ramës ka qenë dhe Enkelana Shala, e cila në fakt ka qenë e punësuar më herët në administratë, madhe dhe në Bashkinë e Tiranës dhe në ministri.
Me një kërkim të thjeshtë Shala rezulton prej tetorit 2016 e punësuar në Bashkinë e Tiranës, në Ndërmarrjen nr.3 të Punëtorëve të Qytetit.
Në 2015 ndërkohë ajo ka bere intership pranë Ministrisë së Jashtme.
Mirëpo gjatë ditës së sotme këto informacione janë fshirë nga profile në rrjetet sociale që e reja ka.
Denoncimi i Belind Këlliçit:
Kur as rrena s’te ben me derman!
Platforma “Pune te Mbare” sjell mashtrimin e rradhes te Edi Rames.
Ekselentja Enkelana Shala qe foli e mallengjyer e me fjale te embla perpara Liderit Suprem qe i gjeti pune per shkak te merites, rezulton prej tetorit 2016 e punesuar ne Bashkine e Lali Erit, ne Ndermarrjen nr.3 te Punetoreve te Qytetit.
Ne 2015 nderkohe ka bere intership prane Ministrise se Jashtme.
Aktivitet e Rames “t’u hedhim hi syve shqiptareve” nuk e shpetojne dot me! Koha ka ardhur per ta shembur njehere e mire sistemin e genjeshtert qe ka ngritur Edi Rama ne cdo qelize te qeverise e ne cdo cep te vendit.
Bashke me date 16 mars, per ti dhene shprese cdo te riu shqiptar