Jose Mourinho është prononcuar për ndeshjen Juventus-Atletico Madrid që zhvillohet të martën në mbrëmje në “Allianz Stadium”, në Torino. Një ndeshje delikate për vendasit, që në Spanjë u mundën me rezultatin 2-0.
Tashmë si analist i Champions League në “Russia Today”, Mourinho ka analizuar edhe këtë ndeshje, ku theksoi se nuk do surprizohet nëse Juve përmbys rezultatin e ndeshjes së parë, por ai në fund zgjedh Atleticon si skuadra që do kualifikohet.
“Nuk do surprizohem me një përmbysje të madhe nga ekipi vendas. Nëse Juven arrin të shkojë 2-0, shkon 4-1, nuk do isha i surprizuar”, tha fillimisht portugezi.