Kryeministri Edi Rama ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje, lidhur me akuzat që ky i fundit ka bërë ndaj Ramës për paktin me Greqinë.
Rama ka kërkuar 100 mijë lekë dëmshpërblim për dëmin moral që i është shkaktuar. Sot është zhvilluar seanca e parë në Gjykatën e Tiranës, e dyta është caktuar më 11 prill. Gjyqtare e cështjes është Fida Osmani.
Pak kohë më parë kryeministri ka depozituar 61 padi në total ndaj zyrtarëve të PD, që sipas tij kanë shpifur. Rama ka thënë që paratë e fituara në gjyq do të shkojnë për ndërtimin e kopështeve dhe cerdheve.
“17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve, janë tanimë në proces dhe për 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës. Më në fund do fillojnë të dalin para gjykatës dhe të shohim,a do nxjerrin prova a do nxjerrin lekë për të blerë libra shkollat 44 çështje të tjera janë rrugës”, shkruante Rama pak kohë më parë
Berisha ka akuzuar Ramën në vitin 2018 që i ka dhënë Greqisë në një marrëveshje të fshehtë 12 milje hapësirë detare.