Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Shkoder-Koplik në afërsi të fshatit Shtoj ku ka mbetur e vdekur një grua 58-vjeçare dhe është në gjendje të rëndë një grua shtatzënë.
Sipas korrespondentes së Fax News, Emi Kalaja, të aksidentuara rëndë janë dy këmbesore të cilat po ecnin anës rrugës kur janë perplasur nga nje automjet volswagen Sharon.
Deri tani bëhet me dije se Hasije Bajrakurti 58 vjeç ka ndërruar jetë në spital kurse e reja E.B 18 vjeç është shtatzënë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Burimet thonë se ajo po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi është shtatzënë dhe ka komplikacione. Drejtuesi i mjetit S.B është shoqëruar në polici ku do të japë deklaratat e tij për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.03.2019, ora 14.05, në aksin rrugorë Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur “5 Heronjt”, lagje Dobraç, Shkodër, mjeti me drejtues shtetasin S. D. banues në Boriç i Vogël Malësi e Madhe, ka aksidentuar dy këmbësore.
Shtetasja H. B. 58 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe E. B. 18 vjeçe, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër për veprime të mëtejshme
Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit