Dy operacione anti-drogë janë zhvilluar në 24 orët e fundit në kufirin greko-shqiptar, ndërsa janë sekuestruar mbi 78 kg marijuanë. Policia helene ka vënë në pranga 3 të rinj shqiptar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
- Ne Drosopigi, Janine eshte ndaluar nje mjet qe vinte nga kufiri gjelber. Brenda mjetit jane arrestuar dy shqiptare 25-vjec. Me ndihmen e qenit nuhates jane gjetur dhe sekuestruar 50 pako me 68 kg 800 gram marijuane, 2 celulare dhe 90 euro.
- Ne Igumenice, eshte ndaluar nje mjet dhe eshte arrestuar shoferi shqiptar 25-vjec. Brenda mjetit me ndihmen e qenit nuhates jane gjetur dhe sekuestruar 10 pako me 9 kg 650 gram marijuane dhe 3 celulare. Eshte shpallur ne kerkim organizatori i trafikut, shqiptar 28-vjec.