Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka pritur në një takim një përfaqësi deputetësh francezë, me të cilët ka diskutuar lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë, dhe për çeljen e negociatave në qershor.
Balla u shpreh se ai është i bindur që në muajin qershor do të happen negociatat me BE-në, dhe Franca do të japë mbështetjen e saj.
“Unë jam i sigurtë që do të hapen negociatat në muajin Qershor me Bashkimin Europian. Franca e mbështet procesin e Integrimit të Shqipërisë”, u shpreh Balla me nota pozitivizmi.
Ndërkohë që deputetët francezë nuk preferuan që të diskutonin lidhur me krizën politike në vend, duke thënë se nuk ndërhyjnë në debatet e brendshme.
‘’Ne kemi ardhur në Shqipëri dhe për të diskutuar lidhur me situatën politike në Shqipëri, do të kemi diskutime edhe më të thella pas zgjedhjeve që do të mbahen në BE. Jemi këtu dhe për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ne gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri kemi pasur takim dhe me opozitën, dhe e kuptojmë qëndrimin e partive politike. Nuk mund të ndërhyjmë në debatet e brendshme, për të pasur sa më shumë sinqeritet në vendimarrje, duhet një konsensus nga ana e publikut, duhet të kemi dhe një sqarim si Shqipëria trajton marrëveshjet me vendet fqinje”, u shpreh deputeti francez.
Po ashtu deputetët francezë thanë se nuk dihet se kur qeveria e tyre do të shprehet lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë, pasi kjo lidhet dhe me rrymat e esktremistëve brenda vetë BE-së.
(E.K/FAXWEB.AL)