Kreu i PD-së Lulzim Basha në mbyllje të protestës përpara selisë blu bëri një ngatërresë, teksa tha se protesta e parë ishte mbajtur në 26 Shkurt, ndërsa realisht ajo ka ndodhur në 16 Shkurt.
‘’Ishim shumë në 26 Shkurt, jemi shumë më shumë në 16 Mars. 16 Shkurti i hapi rrugën një vërshimi popullor që nuk do të ndalet më kurrë po do të vazhdojë dita ditës”, u shpreh Basha.
Duket se ecejaket e bëra sot në protestë dhe marshimet rreth e qark kryeminsitrisë kanë bërë që Basha të ketë edhe këtë ngatërresë. Kryedemokrati dhe më herët është bërë objekt i talljeve në rrjet, për shkak se ngatërruar disa vargje të himnit të flamurit.
Në mbyllje të protestës Basha tha se Rama e kishte humbur bastin pasi pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e lartë, dhe kryeministri shkoi të fshihej në Skrapar (lexo ketu).
(E.K/FAXWEB.AL)