Policia e Elbasanit ka arrestuar 28-vjeçarin me iniciale D.Th., i cili shpërndante lëndë narkotike.
Sipas Policisë së Elbasanit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar lëndë nagrkotike si edhe disa euro të falsifikuara.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Palma”, ku poloicia ka marrë informacionin e nevojshëm nga qytetarët.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Palma”
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, falë bashkëpunimit me komunitetin.
Sekuestrohet lëndë narkotike si dhe euro të falsifikuara.
Në pranga poseduesi i tyre.
Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Palma” me arrestimin në flagrancë të shtetasit D.Th., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 750 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe dy kartëmonedha me prerje 100 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Falsifikimi i monedhave”