Është zhvilluar mesditën e sotme gjyqi për pezullimin e punimeve në Velierë në Durrës.
Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e ambientalistëve duke i dhënë të drejtë ndërtuesit të Velierës.
Kjo gjë ka sjellë reagime nga ambientalistët duke pohur që ky akt po shkatërron historinë e qytetit.
Sazan Guri shprehet për mediat se vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe se po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e qytetit të Durrësit.
Ambjentalistët thonë që ky vendim ishte i pa argumentuar nga ana e gjykatës dhe se do ta apelojnë atë. Sipas avokates Mirela Çela Jorgo vendimi ka qenë i pabazuar dhe i njëanshëm në krah të Vangjush Dakos dhe ndërtuesve.
Aktivisti Aulon Kalaja, i pranishëm në seancë tha më pas për mediat: “Këto çështje nuk gjejnë mbështetje nga mediat ku vetëm Fax News ka qenë i pranishëm për të pritur vendimin. Kemi një harresë të kulturës, shkatërrim të Velierës, shkatërrim të Butrintit. Bëj thirrje përmes televizionit Fax News dhe të ndalojnë shkatërrimin e Torrës në Durrës”.