Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka sqaruar publikun se përse djali i tij, Ersilio, ka hequr dorë nga nënshtetësia shqiptare.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Nishani është shprehur se djali i tij jeton prej 10-vitesh në Austri dhe aktualisht sipas tij djali punon si asistent pedagog dhe është një nga studentët e shkëlqyer në Universitetin e Mjeksisë së Vienës. Ish-presidenti sqaron shteti austriak I ka dhënë nënshtetësinë, por si rregull nuk lejohet dy shtetësia.
Postimi i plotë i ish-presidentit
Të nderuar miq, sot media e propagandës së narkoqeverisë u përpoq të injektojë si lajm negativ, procedurën e lënies së nënshtetësisë nga djali im.
Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjeksisë së Vienës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut.
Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia.
Unë jam shumë krenar për fëmijët e mij pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar.
Turp dhe e papranueshme është ti ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo tjetër që është në nevojë për ndihmë.
Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë.
Rregjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar.
Kjo më kënaq në fakt.