Një tjetër emër i shtohet listës së kandidatëve për deputet që pranon marrjen e mandatit, diuke zëvendësuar kështu plotësimin e vendeve vakante pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet në grup.
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Korab Lita ka dorëzuar sot pranë Komisiopnit Qëndror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit ç’ka i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetit.
Lita do të zëvendësojë ish-deputetin Dashamir Shehin ndërkohë ai bëhet anëtari i 100 i Parlamentit. Mësohet se Korab Lita aktualisht mban detyrën e nënkryetarit të Bashkisë Kamëz e cila drejtohet nga demokratët, me kryetar Xhelal Mziun.
Korab Lita ishte kandidati i 21 në listën e PD-së për Tiranën në zgjedhjet e përgjithshmë të vitit 2017.
Ndërkohë që KQZ ka mandatuar ditën e djeshme 3 deputetët e rinj të opozitës të cilët janë Ambra Borova (LSI), Arben Elezi (PD) dhe Adriatik Alimadhi (PD) paralelisht ka shpallur dhe listën emërore të moszgjedhshmërisë të kandidatëve të opozitës.
Nga ana tjetër, një grup prej 10 kandidatësh nga rrethe të ndryshme të vendit dhe që ju përkasin listave të PD-së dhe LSI-së, nuk kanë pranuar ta marrin mandatin (lexo këtu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)