Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar disa fotografi me të cilat pretendon se personat e mëposhtëm janë “banda e Edi Ramës që përndjekin të rinjtë dhe qytetarët që protestojnë dhe që vetëm sot kanë arrestuar 35 qytetarë e student”.
Sipas tij, personat në fjlaë, pa asnjë shenjë identifikuese, dhunuan e ndaluan nëpër komisariate studentët që kishin dalë të protestonin për tarifa më të ulta dhe kushte më të mira në universitete.
“Shihini sërish shumë mirë. Mbajini mend dhe mos i harroni! Koha kur do marin atë që meritojnë është shumë e shpejtë!” , shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Shihini mire!
Keta jane banda e Edi Rames qe perndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojne dhe qe vetem sot kane arrestuar 35 qytetare e studente.
Serish dhe sot pa asnje shenje identifikuese te policise se shtetit, dhunuan e ndaluan neper komisariate studentet qe kishin dale per te protestuar per tarifa me te ulta ne universitete dhe kushte me te mira ne konvikte.
Shihini serish shume mire. Mbajini mend dhe mos i harroni! Koha kur do marin ate qe meritojne eshte shume e shpejte!
(F.GJ/FAXWEB.AL)