Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e para të mëngjesit së të shtunës rreth orës 00:45 në qytetin e Vlorë. Shpërthimi është dëgjuar në lagjen Rilindja në banesën e shtetasit Frederik Osmenaj.
Sipas policisë së Vlorës një sasi tritoli ka shpërthyer në ambientet e jashtme të shtëpisë duke shkaktuar dëme materiale, po fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Shpërthimi i fuqishëm ka trembur familjarët të cilët kanë qenë brenda në banesë por edhe fqinjët përreth të cilët lajmëruan menjëherë policinë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se policia ka kqyrur vendin si dhe ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burime nga policia bëjnë me dije se sipas informaconeve paraprake mendohet se shkak kane qenë konfiktet e hershme që famija ka pasur për shkaqe pronësie.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.03.2019, në lagjen “Rilindja” Vlorë ka ndodhur një shpërthim dyshohet me lëndë eksplozive në oborrin e shtetasit F.O.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.