Këngëtari i famshëm meksikan Armando Vega Hil është gjendur i vrarë në shtëpinë e tij. Sipas policisë vendase ai është mbytur me litarë pasi u akuzua publikisht në Twitter se kishte përdhunuar një 13 vjeçare.
Ndërkohë që gjithçka ishte e paralajmëruar, Armando ka shkruar dhe një letër vetëvrasjeje ku ka sqaruar pafajsinë e tij.
“Këto akuza nuk janë të vërteta. Nuk duroj gjëra të tilla. Vetvrasja ime nuk është një akt që me bën të dukem si fajtor, por është një shprehje ekstreme e pafajësisë time”- ka shkruar këngëtari.
Autoritetet vendase ende nuk e kanë vërtëtuar nëse vrasja ka ndodhur për shkak të komenteve lidhur me përdhunimin, por përhapja e tyre në rrjetet sociale në një kohë të shkurtër është e dyshimt.
Armando Vega ishte themeluesi i bandës rock të Botellita de Jerez, e cila vazhdonte të jepte koncerte në Meksikë dhe Amerikë, si një nga grupet më legjendare.
(s.a/faxweb.al)