Pas fikjes së zjarrit nga zjarrfikësit dhe vendosjes së situatës nën kontrolll, presidenti Emmanuel Macron bëri thirje për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Katedrales 850 vjeçare.
Ka qenë bashkëshorti i aktores së famshme Salma Hayek, biznesmeni francez Francois-Henri –Pinault i cili ka ofruar një shumë prej 100 milionë eurosh për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame” pasi u shkrumbua dje nga flakët.
Pinault është shefi ekzekutiv për mbledhjeni Kering , i cili zotëron markat Gucci dhe Yves Saint Laurent. Cifti është martuar që prej vitit 2009.
Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Paris ka pikëlluar francezët dhe njerëz nga e gjithë bota, pasi një nga monumenet më domëthënës historik e kulturor për gjithë botën është shkatërruar gati totalisht.