Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën “arrest me burg” për 5 nga të arrestuarit e pak ditëve më parë në banesat e të cilëve u gjet një sasi prej 550 gram lëndë narkotike e dyshuar sikokainë.
Masa e arrestit me burg është dhënë për Klaudio Trungun, Klaidi Gjeci, Skënder Pëllumbi, Agron Qafa dhe Lorencio Gjini.
Ndërkohë që ka vendosur të hetohen në gjendje të lirë edhe 4 persona të tjerë të cilët janë Odeta Omeri, Armela Ferro, Armand Llapo dhe Lavdosh Demaj.
Ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ai që ka publikuar disa foto të Lavdosh Demajt i cili është i shoqëruar nga Lulzim Basha, Luciano Boçi dhe Aurel Bylykbashi.
Nëpërmjet një statusi në Facebook Balla akuzonte kryedemokratin si të implikuar dhe i numëron atij gjithë dështimet.
Ndër të tjera Balla shprehet se është finalizuar me sukses një operacion ku janë ndaluar 10 persona, mes tyre miku i Lulzim Bashës (lexo këtu).
Nëntë personat e mësipërm janë ndaluar nga policia gjatë një operacioni të quajtur “Shënkolli”.
Ato nishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e tregëtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.
Finalizimi i operacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Repartin RENEA dhe DVP Tiranë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)