Kryetarja e LSI-së Monioka Kryemadhi, doli në një deklaratë për mediat, ku foli për kthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë nga shteti holandez.
Kryemadhi u shpreh se ky vendim erdhi si pasojë e dështimit të qeverisë për shkak të krimit të shtimit të krimit në vend.
“Debati dhe vendimmarrja e djeshme e parlamentit holandez për t’i propozuar KE kthimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë është një goditje e rëndë në rrugëtimin e europian të Shqipërisë dhe për mundësinë e mohimit të një të drejte të fituar me shumë sakrifica 10 vite më parë siç ishte e drejta për lëvizjen e lrië, pa viza drejt Shengen.
Motivacioni i këtij mocioni është edhe më i rëndë pasi ai ka të bëjë me cenimin e sigurisë kombëtare të Holandës nëpërmjet shtimit të grupeve kriminale me origjinë shqiptare dhe veprimtarisë së tyre në atë vend”, deklaroi Kryemadhi.
“Ky votim në parlamentin e Holandës jo vetëm që i vë vulën dështimeve të qeverisë.
Shqipëria ka nevojë për një politikë që ta orientojë drejt perëndimit. Edi Rama njeriu i fundit që mund ta garantojë këtë. Kambanat e alarmit janë shumë pranë veshëve tanë dhe problemin kryesor e kemi para syve tanë. Nuk ka më kohë për të pritur vetëm reagim përballë kapjes së shtetit nga krimi i organizuar”, deklaroi Kryemadhi.