Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shkodër pranë vendin të njohur si Fusha e druve.
Një automjet ka përplasur një fëmijë. I mituri është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Makina për shkak se ka tentuar që të evitojë përplasjen me fëmijën e mitur, ka goditur dhe një mjet tjetër që ka qenë në anë të rrugës.
Nuk dihen ende detaje lidhur me identitetet e personave të përfshirë në këtë aksident.
(E.K/FAXWEB.AL)