“Shëndeti ynë, misioni ynë” shihet parulla në hyrje të urgjencës në Spitalin e Fierit, ndërsa përballë saj një autoambulancë e cila lëviz me vështirësi në një terren të pjerrët të shtyrë nga disa burra.
Këto pamje janë bërë publike nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e ish-Kryeministrit Berisha i cili e ka shoqëruar me përshkrimin: Kjo është shëndetësia falas e Edvin Kristaq Rrencit. Video tregon gjendjen e urgjencës në Fier.