Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nisur nja fushatë lobimi me Austrinë për çeljen e negociatave të Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit është takuar me Presidentin e Senatit të Austrisë, Appé ku gjatë takimit të tij ka marrë konfirmimin se Austria mbështet fuqimisht hapjen e negociatave.
Appé po ashtu i ka bërë me dije Ruçit se do të ketë mbështetjen e Austrisë në këtë nismë ku kjo e fundit do të lobojë me vendet skeptike për sigurimin e një vote “Pro” çeljes së negociatave ndaj Shqipërisë.
Gjatë vizitës së tij Ruçi ka takuar edhe Kreun e Komisionit për BE në Parlamentin austriak, Lopatka i cili po ashtu është shprehur pro hapjes së negociatave.
Lopatka ndër të tjera ka shtuar se Austria do të shërbejë si një urë për të bashkuar BE me Ballkanin Perëndimor duke garantuar gjitha grupet parlamentare në Parlamentin austriak janë pro negociatave me Shqipërinë.